Presidenti i Malit të Zi deklaron fitoren e tij në zgjedhje
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç shpalli fitoren dje në zgjedhjet presidenciale. Vëzhguesit e pavarur thonë se ai ka fituar rizgjedhjen me një diferencë të thellë.Rezultatet zyrtare pritettë dalin sot, por vëzhguesit e një grupi të besueshëm joqeveritar thanë se z.Vujanoviç, do të shpallet fitues me 52% të votave, me një distancë të madhe me dy rivalët e tij më të afërt, dhe me më tepër se 50% që mund të rrezikonte ballotazhin. Pjesmarrja në votime ishte afërsisht 69%. I entuziazmuar Z. Vujanoviç tha se ai do të jetë president për të gjithë malazazët, dhe se ai do të çojë vendin më pranë BE. Këto ishin zgjedhjet e para presidenciale që kurse Mali i Zi u shkëput nga Serbia dy vjet më parë.Presidenti është në aleancë me kryeministrin Milo Gjukanoviç. ( VOA)