E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qartësia duhet që ai tjetri të ketë frikën e zërit tonë..."

 

 

Unë nuk mendoj se bëhet fjale për analistë apo politikanë. Analizat për Berishën janë të njohura dhe mjafton të shikosh historinë tonë 18-vjeçare të nxjerrësh konkluzione

Problemi qëndron që zëri ynë, i qytetarëve, tek "Berisha IK". Ky zë duhet të jetë sa i lartë aq dhe i pastër dhe i qartë. Është ky zë që do ta bëjë Berishën të ikë, dhe jo analizat për të. Mendoj se qartësia e këtij zëri nuk duhet të mjegullohet me idenë kush do të vijë më pas. Kushdo që të vijë, nuk do të jetë më i mirë se Berisha, për këtë besoj se kemi bindje të gjithë (përjashto militantët) por të paktën ai/ajo do të ketë frikën e zërit tonë. Që mbase disa gjera t'i bëjë nga frika më mirë se Berisha, dhe në qoftë se ai/ajo përsëri nuk ka frikë, përsëri zëri ynë duhet të jetë po aq i lartë, po aq i kthjellët dhe po aq i pastër të thuhet Ti (zëvendësues i Berishës) IK, derisa të vijë një brez politikanësh që vërtetë të ketë frikë nga zëri ynë.

Mendoj se kjo është e vetmja shpresë për të përmirësuar jetën tonë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›