Grabitet kambisti te porta e shtëpisë
21/04/2005 FIER - Një kambist ka rënë pre e grabitjes nga tre persona ende
të paidentifikuar. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare
të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.
Sipas policisë lokale, rreth orës 06.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, shtetasi Edmond Shkurti, 45 vjeç, baba i dy fëmijëve,
banues në lagjen “Mbrostar Ferrko” në Fier, në afërsi të banesës së tij është grabitur nga tre persona, të cilët nuk njihen ende. Nën presionin e goditjeve me qytë të një arme zjarri, kambistit i janë grabitur paratë që kishte marrë me vete për aktivitetin e përditshëm. Sipas burimeve policore, atij i janë grabitur 3 milionë lekë nga 6 milionë që kishte me vete.
Nga ana e policisë me marrjen e njoftimit dhe denoncimit të të dëmtuarit, kanë filluar veprimet e para proceduriale për gjetjen dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj ngjarjeje.