E Diel, 1 Nëntor 2026

Me shishen e thyer pret damarët

21/04/2005  VLORË - Tenton të vrasë veten në kushte depresioni të thellë një i ri, 19 vjeç, pas një sherri me prindërit e tij. Me shishen e thyer të birrës pret damarët e duarve, por shpëton sepse e dërgojnë me shpejtësi në spital. I riu nga Vlora, banor i lagjes “15 tetori”, ka tentuar t’i jap fund jetës, vetëm pak sekonda pasi kishte pirë një birrë. Nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan djalin deri në prerjen e damarëve, por mjekët përcaktuan se ai ndodhej në kushte të rënda të depresionit nervor, i nxitur edhe nga grindja me njerëzit e shtëpisë. Policia tregoi se 19-vjeçari pasi kishte dalë nga shtëpia e tij kishte shkuar në lokal dhe kishte pirë një birrë. Më pas kishte dalë në rrugë dhe e kishte thyer atë për të dëmtuar veten. Një kalimtar i rastit ka nxituar t’ia heq nga duart shishen e thyer dhe po me shpejtësi e ka dërguar atë në spital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›