E Diel, 1 Nëntor 2026

Për dy vrasës të ’97, gjykata 19 vjet burg

21/04/2005  Dosja ishte rihapur

ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka dhënë dje vendimin për një ndër ngjarjet e rënda të vitit 1997, duke dënuar me 18 vjet burg njërin prej të akuzuarve, ndërsa është dënuar me 13 muaj i pandehuri i dytë.

Pas disa seancave gjyqësore, trupi gjykues, i drejtuar nga Taulant Tafa, ka konfirmuar kërkesën e akuzës, duke dhënë vendimin. Sipas këtij vendimi, 18 vjet burg ka dhënë gjykata për Arben Çollakun dhe 13 muaj për Bardhyl Kabilën. Me komunikimin e këtij vendimi, megjithë kundërshtitë e mbrojtes, ka përfunduar edhe gjyqi.

Dy të dënuarit janë akuzuar nga prokuroria për vrasjen e shtetasit Ndriçim Gjolena, në gusht të vitit 1997. Pas mbledhjes së provave dhe ndërtimit të dosjes, është rihapur çështja në gjykatë dhe pas seancave gjyqësore dhe paraqitjes së provave ka ardhur edhe vendimi i trupit gjykues, duke dënuar për veprën penale të vrasjes me paramendim Arben Çollakun, banues në Cërrik. Ndërkohë i dënuari tjetër ka marrë vetëm 13 muaj burg.

Dosjet e vitit 1997 kanë përfunduar prej disa kohësh në duart e prokurorëve, të cilët kanë marrë si detyrë t’i pasurojnë ato dhe të përcjellin më pas në gjykatë të akuzuarit për veprat penale të vrasjes, plagosjes, apo edhe vepra të trafikut të regjistruara gjatë vitit të trazirave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›