Grabitet kisha 900-vjeçare e Rubikut
Kisha 900-vjeçare e Rubikut është grabitur gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar.
Policia e Lezhës bën të ditur se grabitësit kanë marrë me vete shumë sende me vlerë historike si dhe një sasi lekësh.
Sipas hetimeve paraprake, grabitësit janë futur në vendin e shenjtë pasi kanë thyer xhamat. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.