Patozi në ‘5 pyetje nga Babaramo’: Organet të hetojnë për Ruzhdien
TIRANE- I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike , Astrit Patozi deklaroi se kutia e Ruzhdies ishte një mini 26 maj ku edhe kësaj radhe komisionerët socialistë braktisën zgjedhjet pasi e dinin humbjen.
“Komisioneret PS prishën procesin. Ruzhdie na humbi një mandat. Organet të hetojnë ata komisionerët socialistë që u larguan.” theksoi Patozi.
Megjithatë kreu i Grupit të demokratëve shtoi se nëse kriza nuk zgjidhet mazhoranca nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
“Axhenda politike e mazhorancës është për zgjedhje në vitin 2013, por ne nuk i druhemi ballafaqimeve elektorale” u shpreh Patozi.
(e.n/BalkanWeb)