E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër 2800 ha ende nën ujë

SHKODER- Prej mëse 2 muajsh fermerët e Velipojës nuk mund të mbjellin tokën e tyre bujqësore . Si pasojë e përmbytjeve , uji ka mbuluar cdo pëllëmbë të tokës duke mos lënë asnjë mundësi për ta mbjellë atë ndërsa fermerët duhet të mendojnë jo vetëm se si të sigurojnë prodhimet këtë vit , por edhe me cfarë të ushqejnë bagëtitë. Ata drejtojnë gishtin nga autoritetet që sipas fermerëve , kanë treguar indiferencë të plotë.

Të gjitha rezervat ushqimore të ruajtura për të kaluar dimrin u dëmtuan duke thelluar kështu edhe problemet ekonomike në këto familje, për të cilat burimi i vetëm i të ardhurave është toka bujqësore.

E njëjta situatë paraqitet në të gjithë zonën e nënShkodrës. Aktualisht , ende 2800 hektarë tokë vijojnë të jenë të përmbytura ndërsa 143 shtëpi janë tërësisht të izoluara nga uji.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›