Grabitet me armë filiali i bankës
Grabitet me armë filiali i bankës "Intesa San Paolo" në Vlorë. Pak pas mesditës së djeshme, tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në degën e bankës që ndodhet në njërin prej hoteleve të zonës së Skelës dhe kanë marrë prej andej rreth 50 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 të së hënës, kur banka ka qenë ende e hapur për të kryer veprime me klientët, si çdo ditë tjetër e zakonshme e fillimit të javës.
Tre keqbërësit kanë mundur të hyjnë lehtë në ambientet e brendshme të filialit të bankës. Sapo kanë hyrë brenda, ata kanë nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj kanë mundur të izolojnë rojën private dhe më pas të detyrojnë punonjëset e bankës të nxjerrin nga arka të gjitha të hollat që kishin në ato momente. Pasi kanë marrë paratë dhe i kanë futur në një çantë, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke përfituar nga shoku që kishin krijuar në bankë. Jashtë i priste një makinë, me të cilën kanë mundur të largohen brenda pak sekondash.
Policia është sinjalizuar menjëherë dhe brenda pak minutash kanë mbërritur forca të shumta policore. Ekspertët e antikrimit kanë marrë deponimet e dëshmitarëve okularë të grabitjes, si dhe ata që ndodheshin jashtë bankës në momentin kur grabitësit kanë dalë nga banka. Policia nuk ka lejuar asnjë prej punonjësve të bankës që të lëvizte si dhe ata pak persona, të cilët po kryenin veprimet në bankë në kohën e grabitjes.
Një prej punonjëseve ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të tronditjes që kishte përjetuar gjatë momentit të grabitjes. Menjëherë ka mbërritur një ambulancë dhe një ekip mjekësh i kanë dhënë ndihmën e parë. Çështja është nën hetim dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet se shuma e grabitur është rreth 50 mijë euro. Ekspertët janë duke zbardhur kasetat filmike të kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Vetëm pak minuta pas grabitjes së filialit të bankës, policia e qytetit bregdetar ka gjetur të braktisur dhe nën flakë një makinë tip "Mercedes Benz" me targa TR4751L. Automjeti është gjetur në një rrugicë në lagjen "10 Korriku" dhe mendohet të jetë mjeti që është përdorur nga grabitësit e bankës për t‘u larguar nga vendi i ngjarjes. Verifikimi i targave të mjetit nuk ka dhënë ndonjë ndihmë për identifikimin e autorëve të grabitjes, pasi makina i përket një personi që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dyshohet që kjo makinë të jetë vjedhur vetëm pak kohë përpara se të kryhej grabitja dhe më pas është djegur për të humbur çdo gjurmë.
Kjo është grabitja më e madhe e dhjetë viteve të fundit në Vlorë, një qytet ku gjatë trazirave të vitit 1997 dhe në dy vitet që pasuan, grabitjet dhe vjedhjet kapën "rekorde" për nga sasia e parave të vjedhura dhe nga lehtësia e veprimit të kriminelëve.
Ndërkohë, grabitjet e bankave janë kthyer në një fenomen shqetësues gjatë muajve të fundit. Rastet më të shpeshta të grabitjeve janë shënuar në Tiranë, ku të gjitha bankat kanë përqendruar aktivitetin e tyre.