E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dhe klani i tij instalojnë aparteidin politik - vendosin një tjetër bojkot, atë të zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit

Partia Socialiste tregon edhe njëherë se është në kthetrat e Edi Ramës dhe të xhaketave të vjetra, si Gramoz Ruçi, Arta Dade, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj. Vendimi më i fundit sa i çuditshëm aq edhe turpërues për këtë forcë politike që, renditet e dyta në vend dhe më e madhja nga forcat e opozitës, duket se është e toksikuar për bojkote dhe sabotime të zhvillimeve kryesore politike në vend. E ashtuquajtura mbledhje kryesie, vendosi dje nën diktatin e ashpër se, PS nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në disa njësi vendore. Pas disa orësh debate të ashpra, fyerje, sharje, akuza dhe kundër akuza ndërmjet anëtarëve të kryesisë, Rama dhe klani i tij aparteide, vendosi me shumicë mos hyrjen në garën elektorale, më 15 nëntor. Ky vendim i socialistëve, vjen pas bojkotit të parlamentit nga ana e tyre dhe startimin e lëvizjes “haxhiqamiliste” rrugëve të Shqipërisë, duke kërkuar votën! Por cilën votë? Vota, u numërua me mjetet më bashkëkohore, nëpërmjet mjeteve elektronike, u arkivua dhe u nxor një rezultat që u quajt përfundimtar. Fakti që ky rezultat, nuk i dha kënaqësinë e dëshiruar Ramës, sipas këtij të fundit, duhet ngritur i gjithë populli në këmbë.
Duhet ngritur në këmbë, për arsyet personale, pushtetarë, të Edi Ramës, Dash Pezës, Erion Veliajt, Sajmir Tahirit, Shegushe Ligorit, Vasilika Hysit apo Olta Xhaçkës. Por, socialistët e thjeshtë, janë aq të përgjegjshëm sa të mos “fluturojë”, pas tymnajave apo çmendurive të Ramës dhe klanit të tij të xhaketave të vjetra dhe pinjollëve të lart përmendur.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, deputeti socialist dhe anëtari i “Lëvizjes për Mendim Ndryshe”, Ben Blushi, denoncoi dhunën verbale të Edvinit dhe u shpreh se bojkoti më 15 nëntor, është vendim personal i kryesocialistit.  
“Kundërshtojmë me forcë bojkotin pasi mendojmë se këto zgjedhje të pjesshme janë një test politik për PS”, u shpreh deputeti socialist Ben Blushi.
Blushi deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve brenda PS ai dhe anëtarë të tjerë të lëvizjes nuk do të hyjnë në kuvend duke respektuar vendimin e partisë, por ata janë shprehur kundër bojkotit të PS në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, vendimi i kryesisë së PS për zgjedhje të parakohshme është një vendim qesharak.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›