“Opozita të hyjë në parlament, të pranosh rezultatin është pjesë e pjekurisë politike”
Wolfgang Grossruck (Austri), Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE
Zoti Grossruck, ju përfaqësuat Asamblenë Parlamentare të OSBE, si pjesë e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe morët pjesë edhe në hartimin e raportit final për zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilin raportuat para Komitetit Drejtues të Asamblesë për misionin tuaj vëzhgues. Në mënyrë të përmbledhur, cili është konkluzioni për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
Unë raportova gjatë takimit në Athinë për zgjedhjet në Shqipëri dhe jam shumë i kënaqur për raportin, sepse ne bëmë një raport të përbashkët nga OSBE, Asambleja Parlamentare dhe ODIHR. Dhe ramë plotësisht dakord për rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësimin e tyre.
Opozita sot nuk është në parlament, sepse thotë që rezultati ishte i manipuluar dhe zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Cili është konkluzioni juaj?
Konkluzioni ynë është se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe në rrugën e drejtë të një demokracie të plotë. Është për të ardhur keq që opozita nuk po merr pjesë në Parlament. Pjesë e pjekurisë demokratike është edhe të pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj që partia e opozitës të marrë sa më shpejt pjesë në parlament. Kjo është e vetmja rrugëdalje për të zhvilluar më tej demokracinë.