E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me armë komuna Horë-Vranisht në Vlorë

Grabitet komuna Horë-Vranisht në Vlorë. Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambjentet e komunës dhe pasi ka qëlluar 3-4 herë në ajër ka vjedhur paratë dhe është larguar duke marrë peng punonjësen.
 

Mësohet se grabitësi pasi ka përshkuar 500 metra së bashku me punonjësen e ka lëshuar këtë të fundit duke u larguar në drejtim të maleve.
 

Sipas informacioneve grabitësi ka vjedhur paratë rezërvë të komunës por nuk dihet ende shuma e saktë.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e grabitësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›