E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me dhunë dhe mbetet i plagosur qytetari



Vlorë - Katër persona janë arrestuar dje për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me dhunë. Katër djemtë kanë vjedhur në bashkëpunim një qytetar, të cilit i kanë marrë çka kishte me vete. Pasi i kanë dalë përpara, me dhunë ata i kanë marrë një sasi parash prej 100 eurosh, 80 mijë lekësh dhe aparatin celular. Qytetari E. Qereti, menjëherë pas ngjarjes, ka denoncuar në Komisariatin e Sarandës dhe policia është vënë në kërkim të hajdutëve të dhunshëm. Pasi është bërë i mundur identifikimi i tyre ata janë prangosur dhe tashmë do të gjykohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Katër të arrestuarit janë: Dorian Zyka, 21 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Lagjen 13 të Durrësit; Luan Zeko, 22 vjeç, lindur në Berat e banues në Durrës; Vilson Çaushi, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Durrës; Edmond Keno, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Buz të Tepelenës. Katër të dyshuarit e arrestuar e kanë kryer vjedhjen e dhunshme në Lagjen Nr. 1 të Sarandës. Ata u çuan në dhomat e paraburgimit, në pritje të gjykimit. Ndërsa E. Qereti ka marrë dhe dëmtime në trup, si pasojë e përleshjes së tij me hajdutët.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›