“Matriks 4”, gjyq të shkurtuar 16 të akuzuarve për bankomatet
TIRANE – Procesi “Matriks 4” do të zhvillohet me procedura të gjykimit të shkurtuar. Ky ishte vendimi që mori dje treshja gjykuese në këtë proces, pas kërkesës së paraqitur nga avokatët mbrojtës dhe 16 prej të pandehurve, të cilët pohuan se çështja mund të zgjidhej në gjendjen në të cilën Prokuroria kishte sjellë aktet për gjykim. Vetëm një prej të pandehurve, Endri Mezuraj si dhe mbrojtësi i tij pohuan se kërkonin që procesi të zhvillohej me prokura normale, duke pretenduar pafajësinë. Të akuzuarit Alban Bare, Anil Gjergjani, Blerim Abazi, Endit Gjergjani, Enea Çela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terrolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi Cikani dhe Rei Karapici, akuzohen për “mashtrim në bashkëpunim të disa personave më shumë se një herë” dhe “falsifikim të letrave me vlerë”.