E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku “frenon” rënien ndaj monedhave të huaja



Leku fillon ndryshimet në tregun ndërkombëtar kundrejt monedhës së përbashkët europiane dhe paundit britanik, të cilat përveç dobësimit ndaj lekut kanë nisur që të pësojnë rënie pikësh edhe ndaj dollarit për më shumë se dy javë. Sipas specialistëve, një gjë e tillë më tepër shihet si rezultat i efekteve të krizës globale ekonomike në eurozonë, e cila tashmë ndodhet në një situatë të rëndë financiare. Megjithatë, reagimi i lekut edhe si dobësim edhe forcim në bursën ndërkombëtare, shihet nga ekspertët ekonomikë si një anë pozitive, e cila tregon se kemi një sistem financiar dhe monetar likuid që reagon ndaj shenjave të para të zbehjes së ekonomisë botërore dhe ndikimit të saj në vendin tonë. Disa prej specialistëve e shpjegojnë se kohët e fundit dobësimi i lekut nuk ka ardhur thjesht nga efektet e krizës botërore, por edhe si diçka sezonale që do të kalojë së shpejti dhe që ka ndodhur edhe në sezonet e njëjta të viteve të kaluara. Sipas tyre, tri gjërat më të rëndësishme që kanë ndikuar në dobësimin e tij janë: ulja e remitancave, kreditë në euro kur të ardhurat janë në lekë si dhe vetë sezoni, i cili parashikon një prurje më të dobët të të ardhurave të emigrantëve. Me kalimin e kohës, monedha shqiptare do të fitojë stabilitetit, - kanë argumentuar ekspertët. Megjithatë, shenjat e para janë dhënë që kësaj jave, kështu në tregun e këmbimit valutor shqiptar një euro blihet me 129.6 lekë dhe shitet me 130.2 lekë, ndërsa monedha britanike, paund, blihet me 145.9 lekë dhe shitet me 146.5 lekë. Një ndër monedhat që vazhdon forcimin e saj është dollari amerikan, edhe kundrejt lekut për këtë javë ai ka vazhduar të fitojë disa pikë duke u blerë me 102.2 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›