E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merrte pension me dokumente të falsifikuara, në hetim 55-vjeçari



Tiranë – Prej tre vitesh ia kishte hedhur paq duke marrë lekë kot nga shteti, por më në fund është zbuluar nga policia. Sipas të dhënave, fjala është për 55-vjeçarin Pal Prekpepaj, banues në Tiranë, i cili ka përfituar pension pleqërie prej tre vitesh, duke iu referuar dokumenteve të falsifikuara. Bëhet e ditur se materialet janë dërguar në prokurori për veprat penale të “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga nenet 143 dhe 186 të Kodit Penal. Ky është grupi i tretë i “magjistarëve të pensionit” që arrestohen në dy vitet e fundit, ndërsa Antikrimi Ekonomik e ka fokusuar shumë punën e tij muajt e fundit në këto skema mashtrimi, nisur nga humbjet kolosale që i sjellin arkës së shtetit falsifikime të këtij lloji.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›