E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet pika e kembimit valuator. Grabitja e dyte ne 24 ore

Pa kaluar 24 ore nga grabitja e nje pike te kembimit valuator ne ne Tirane nje tjeter filial i tille eshte grabitur oret e par ate mengjesit te se merkures. Ky eshte rasti i dyte qe nje ngjarje e rende ndodh ne kryeqytet, por ndryshe nga rasti i pare ku kishim grabitje me arme kete here vjedhja eshte kryer ne kohen kur agjencia ka qene e mbyllur.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonen e quajtur si Medreseja ndersa strukturat e zbatimit te ligjit ende nuk kane bere te ditur shumen e vjedhur. Uniformat blu kane filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes, por identifikimi i autoreve te cilet mendohen se kane qene dy mbetet mjaft i veshtire kjo edhe per shkak te mungeses se kamerave te sigurise.

E ne fakt mungesa e kamerave te sigurise eshte bere nje nder faktoret kryesore per mos identifikimin e autoreve te grabitjeve qofte dhe per ndihmen e hetimeve. Nje tjeter rast ishte dhe a i djeshmi ku dy persona te maskuar me skafandra arriten te grabisnin nje shume prej 10 mije euro nen nje pike te kembimit valuator ne afersi te ish ekspozites “Shqiperia Sot”.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›