E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester- Shalke anglezet drejt Wembly

Manchester United hedh sytë drejt Wemblit ku në 28 do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve. Djajtë e Kuq të sir Aleks Ferguson pothuaj e kanë siguruar kualifikimin, pas suksesit 0-2 në Gelsenkirshen kundër Schalke 04, por skuadra gjermane e surprizave do të bëjë të pamundurën për të përmbysur rezultatin. Anglezët vijnë nga humbja në kampionat përballë Arsenal, po sigurisht kjo nuk do të ndikojë kur anglezët të zbresin në fushë, për më tepër që luhet në “Old Traford”- “Teatrin e Ëndërrave” që frymëzon Manchester United.

Tekniku skocez ka ndërmend të lërë pushim disa titullarë. Dimitar Berbatov dhe Michael Ouen do të udhëheqin ofensivën britanike. Me Rooney dhe Javier Hernández të mbajtur në pankinë për përplasjen titull me Chelsea.

Gjithashtu nuk do të jenë në fushë për gjysëmfinalen e kthimit me Schalke edhe Rio Ferdinand dhe Eduin van der Sar. Në kampin tjetër, gjermanët i besojnë mbi të gjitha portierit Manuel Neuer, heroi i ndeshjes së parë, pavarësisht rezultatit.
Tekniku i bluve, Ralf Rangnick, kërkon nga skuadra e tij të harrojë gjithcka dhe ti besojë shpirtit që nuk dorëzohet kurrë. E megjithatë, përballë do të jetë United në “Old Trafford” dhe dy gola për tu rikuperuar. Një mision vërtetë i pamundur…

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›