E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet shkolla, nën shënjestër kompjuterat

ELBASAN - Grabitet me thyerje shkolla e fshatit.


Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur me thyerje gjatë natës së kaluar shkollën 9-vjeçare "26 shtatori" në fshatin Gjinar të Elbasanit. Vjedhja është konstatuar në mëngjes kur mësuesit dhe nxënësit kanë shkuar si zakonisht në shkollë.


Drejtori i shkollës sapo ka kontatuar vjedhjen ka njoftuar policinë. Nga hetimet paraprake rezulton se hajdutët kanë dëmtuar me mjete të forta njërën nga dritaret e jashtme të shkollës, e cila ka qenë e pasiguruar, dhe pasi kanë depërtuar në ambientet e brendshme të saj, kanë shpartalluar derën e sallës në të cilën kanë qenë instaluar sistemi i kompjuterave.


Më pas ata kanë grabitur 3 monitorë, dhe dy pajisje qendrore të markës ACER me vlerë 300 000 lekë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.

Kapet nëpunësja e gjendjes civile


ELBASAN - Ishte dënuar me 80 ditë heqje lirie për veprën penale të "falsifikimit të letër njoftimeve, pasaportave dhe vizave", kapet nëpunësja e gjendjes civile. Seksioni kundër krimit ekonomik dhe financiar në drejtorinë e policisë së qarkut të Elbasanit ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë, e cila kishte dënuar me 80 ditë heqje lirie shtetasen Sonila Shajaku 39 vjeç me banim në qytetin e Cërrikut. Nëpunësja është akuzuar nga Gjykata e Tiranës se ka falsifikuar letërnjoftime.


Anijet e NATO-s në ujërat shqiptare


VLORË - Anije luftarake të NATO-s kanë zbarkuar dje në portin e Vlorës, duke u ankoruar në molin 0, pasi kanë qenë në një periudhë prej 6 muajsh inspektimi në det të hapur. Inspektimi ka qenë në vendet që janë anëtare të NATO-s.


Shqipëria është vizituar për herë të parë nga këto anije ushtarake, me ekuipazh turk. Nga tri anije, vetëm njëra prej tyre ka qëndruar në portin e Vlorës, kohëzgjatje që do të vijojë për tri ditë.


Kapieni i anijes "Lihtnaut" Erhan Oka, gjatë një konference për shtyp tha se qëllimi i ardhjes është një simbolikë për mirëseardhjen e Shqipërisë në NATO.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›