Ina Rama në Spanjë për krimin e organizuar
21/05/2009 Takime intensive
TIRANE- Kryeprokurorja e vendit Ina Rama po zhvillon një vizitë pune në Spanjë, vend në të cilin ka planifikuar të takojë një sërë personalitetesh të hetimit të krimit financiar dhe atij të organizuar. Mësohet se në këtë udhëtim janë të pranishëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Olsi Çela si dhe drejtuesja e kabinetit Miranda Bushi. Burime pranë organit qendror të akuzës thanë se Ina Rama do të zhvillojë disa takime me drejtuesit e Prokurorisë spanjolle, ku pritet të diskutohet mbi luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Veç të tjerash mësohet se rëndësi e veçanta do i kushtohet edhe shkëmbimit të informacionit midis prokurorive të dy vendeve, pasi kjo mënyrë do të sjellë rezultate pozitive në shkatërrimin e grupeve kriminale.