E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupet kriminale u shkatërruan pa mëshirë

21/05/2009  Ministri Alibeaj

Grupet kriminale shqiptare u strukturuan menjëherë dhe u kthyen në konkurrentë seriozë të grupeve kriminale të vendeve fqinje në rajon. Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj në Kongresin Komunitetit “Papa Giovanni XXIII”, në Itali. Më tej ai tha se përballë kësaj situate dramatike lindi nevoja për reagimin shtetëror dhe për krijimin e organeve të specializuara për ushtrimin efikas të ndjekjes penale, për rehabilitimin e viktimave dhe për parandalimin e fenomenit. Alibeaj foli për dinjitetin njerëzor duke përmendur faktin se Kodi Penal shqiptar përmban një seksion të veçantë të emërtuar “Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit”, në të cilin parashikohen në mënyrë të plotë format e këtij aktiviteti kriminal, që nga trafikimi i personave, i femrave për prostitucion, i fëmijëve deri tek mbajtja e ambienteve për prostitucion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›