Grabitet zyra e Shoqatës së Emigrantëve
Grabitet dokumentacioni i zyrës së Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi.
ATHINE/ MARKO CAKA
Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar ambientet e zyrës që ndodhet pranë sheshit "Omonia", në qendër të Athinës, duke rrëmbyer jo vetëm pajisjet dhe ndihma të mbledhura për Gërdecin, por dhe të dhënat mbi emigrantët shqiptarë. Kryetari i Lidhjes, Rudi Mezini, ka hedhur dyshime se pas kësaj ngjarjeje ndodhet shërbimi sekret grek apo forca të tjera që reagojnë dhunshëm pas përkrahjes që emigrantët i dhanë shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas Mezinit, autorët janë pjesë e forcave të errëta, të cilat veprojnë nën ndikimin e organizatave ultranacionaliste greke dhe antishqiptare. Pasi kanë studiuar mungesën katërditore me rastin e festave greke, kanë dhunuar barbarisht një nga "foletë" më kryesore të komunitetit shqiptar, e cila ndodhet në rrugën Halkekondhili 37, pak metra larg rajonit të policisë greke. Mezini pohon se, personat, jo vetëm kanë dhunuar zyrën nga brenda, por dhe kanë marrë me vete kompjuterin, faksin, telefonin, si dhe dokumente të Lidhjes. Në zyrë ndodhej edhe një sasi ndihmash për të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit, që po mblidheshin me iniciativë të Lidhjes. "Incidenti ka për autorë njerëz që nuk duan organizimin dhe bashkimin e shqiptarëve dhe nuk u pëlqen puna e Lidhjes në aspiratat e shenjta të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe të kombit shqiptar në tërësi", deklaroi kreu i Lidhjes. Për këtë incident është njoftuar dhe policia greke, për të hetuar mbi autorët. Menjëherë pas këtij incidenti të rëndë është angazhuar policia lokale, por ata nuk kanë arritur të marrin asnjë shenjë gishtash të lëna nga autorët.
Pistat, sipas Mezinit, mund të jenë të ndryshme, por ai shpreh dyshime të forta se vepra ndaj komunitetit shqiptar në Greqi mund të jetë kryer dhe nga sigurimi grek, "Asfalia". Mezini e lidh me demonstratat e emigrantëve shqiptarë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, pasi kryetari dhe disa aktivistë të tjerë janë thirrur nga autoritetet e shërbimit informativ grek. Sipas tij, instancave të veçanta nuk u ka pëlqyer krijimi i shtetit të Kosovës, duke gjetur këtë mënyrë hakmarrjeje për përkrahësit më të denjë të vullnetit të popullit kosovar. "Nuk është hera e parë që disa individë kanë kërcënuar drejtues të komunitetit shqiptar në Greqi, duke i paralajmëruar deri dhe me dëbim nga shteti grek. Pra, ajo që të vë në dyshim është fakti se grabitësve ordinerë nuk ka çfarë u duhet dokumentacioni i shoqatës sonë, por pas këtij akti barabar është fshehur dora e disa njerëzve të veçantë antishqiptarë, që duan të mësojnë mbi aktivitetin që kryen Lidhja e Shoqatave të Emigrantëve në Greqi si dhe veprimtarinë humane të saj në shërbim të emigrantëve", deklaron Mezini.