Topi: Legalizimet e Berishës,si konflikti për “Zogun e Zi”
Konflikti i parë mes Berishës dhe Edi Ramës, për shembjen e mbikalimit të “Zogut të Zi”, është përdorur si për ironi nga presidenti Topi si një ndër arsyet e mosdekretimit të ligjit “Për legalizimet”.
ADI SHKEMBI
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i dhjetorit të vitit 2006 cili i jepte pushtetit autonominë e administrimit të territorit të vet dhe përjashtonte qeverinë nga ndërhyrjet, është një ndër pikat kryesore të refuzimit të firmës së Presidencës për ligjin e qeverisë. Në relacionin e mosdekretimit, Presidenca përmend pikërisht këtë vendim, për të mbështetur idenë e saj, se ligji i qeverisë shkel kompetencat e pushtetit vendor për të certifikuar ndërtimet pa leje. Në ligj parashikohet që këtë vendim ta marrë ALUIZNI duke anashkaluar pushtetin vendor. Por Topi i është rikthyer edhe një herë debatit për shembjen e “Zogut të Zi” dhe ka marrë të drejtën që i dha Kushtetuesja Edi Ramës, për ta përdorur si arsye të mosdekretimit të Legalizimeve. Në fakt, në shumicën e vet, relacioni i Presidencës mbron pikërisht autonominë e pushtetit vendor nga ai qendror. Duke vazhduar përdorjen e pikës së humbur të Berishës ndaj Ramës, presidenti përmend në dokumentin e tij edhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore. Të gjithë e mbajnë mend ndihmën që i dha autoriteti i pushteteve vendore të KE, Edi Ramës për çështjen e mbikalimit. Eshtë pikërisht decentralizimi, pika që kundërshtohet fort nga Topi në ligjin e paraqitur nga Berisha. Pika e fundit e refuzimit, duket se do i kthejë në momentin zero Legalizimet. Sipas Topit, duhet që lejen e shfrytëzimit për ndërtesat që legalizohen ta japë pushteti vendor, bashkia ose komuna. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, edhe pse marrin certifikatën e legalizimit, sërish duhet të shkojnë në bashki që të marrin lejen e shfrytëzimit. Kjo leje është e domosdoshme për të marr tapinë. Duke kaluar këtë leje të pushteti vendor, presidenti, de fakto i kalon bashkive të gjithë “meritën” e legalizimit të ndërtesave. Pa leje shfrytëzimi nuk ka hipotekë, pa hipotekë, toka është sërish e pronarit dhe i gjithë procesi mund të quhet i pezulluar. Në motivacionin që i ka çuar Parlamentit, kreu i shtetit thotë se me ndryshimet që janë bërë në ligj, pikërisht në nenin 10 të tij zëvendësohet skema e dëmshpërblimit të ish-pronarëve me një skemë thjesht deklarative, pa një afat konkret kohor dhe detyrues për ZRPP-në, e cila duhet të çojë listën e pronarëve në qeveri. Gjithashtu, sipas kreut të shtetit, një tjetër ndryshim në dëm të pronarëve është dyfishimi i afatit kohor të kompensimit nga AKKP-ja. Një tjetër argument i fortë i përdorur nga kreu i shtetit për kthimin e ligjit është edhe marrja e kompetencave pushtetit vendor dhe kalimi i tyre tek Agjencia e Legalizimeve. Janë të paktën tre nenet e projektit të miratuar në Kuvend që e shndërrojnë ALUIZNI-n nga një agjenci bashkërenduese në një organ vendimmarrës. “Dispozitat e këtij ligji bien në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe krijojnë një mbivendosje kompetencash, ku e njëjta kompetencë u atribuohet sipas ligjesh të ndryshme, institucioneve të ndryshme”.
Nenet e kontestuara
Neni 4
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale
1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) është institucioni përgjegjës për:
a) realizimin e procesit të legalizimit dhe përgatitjen për regjistrim fillestar të ndërtimeve informale, në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë ligj;
b) bashkëpunimin dhe njësimin e procedurave me organet qendrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për procesin e urbanizimit dhe të integrimit të zonave/vendbanimeve/ bllokbanimeve me ndërtime të legalizuara;
c) programimin e fondeve nga buxheti i shtetit për legalizimin dhe urbanizimin e territoreve informale;
ç) krijimin dhe përpunimin e informacionit hartografik, në shkallë 1:500 – 1:5000, që do të përdoret për procesin e legalizimit dhe të urbanizimit të ndërtimeve informale, si dhe për investime në infrastrukturë, në nivel kombëtar;
d) dhënien e lejes së legalizimit, sipas nenit 28, të këtij ligji.
Paragrafi (d) neni 10
d) Përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI në bashkëpunim me ZRPP-në, identifikon rastet kur parcela ndërtimore, në të cilën është ngritur objekti informal, figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme, në pronësi të të tretëve, dhe i dërgon Këshillit të Ministrave listën me të dhënat për çdo pronar dhe sipërfaqet takuese.
Neni 16
Leja e legalizimit, e shoqëruar nga dokumentacioni teknik dhe kartela e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të legalizuar paraqiten nga ALUIZNI në ZRPP për regjistrimin fillestar të objektit në regjistrat e pasurive të paluajtshme, në përputhje me ligjin nr.7843, datë 13.07.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
Neni 27
Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e ndërtimit informal përfshin:
a) gen-planin e objektit në shkallën 1:500, të përgatitur nga ALUIZNI;
d) vërtetimin ose certifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPP-ja përkatëse (pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatë vetëdeklarimit) dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë;
dh) deklaratën personale, që merr përsipër përgjegjësinë për çdo pasojë, që mund të rrjedhë nga shkaqe natyrore dhe/ose nga përdorimi i banesës. Sipas këtij ligji, shteti nuk është përgjegjës për kompensimin ose dëmshpërblim në raste fatkeqësish, për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit.