Vrau shokun për 600 euro rrezikon burgun e përjetshëm
BERAT - Vrau shokun për 600 euro në Greqi, rrezikon dënimin e përjetshëm.
Prokuroria e Beratit akuzoi dje për vrasje me dashje 30-vjeçarin Luan Mahmutaj, banor i fshatit Mbreshtan. Ai ekzekutoi 3 vjet më parë bashkatdhetarin, pak minuta pasi kishte marrë rrogën e parë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Volos të Greqisë, në kohën kur Mahmutaj jetonte e punonte si emigrant ekonomik, bashkë me viktimën, Lavdërim Meta, banor i fshatit Xibër të Matit. Burimet e prokurorisë bëjnë të ditur se Mahmutaj kishte krijuar shoqëri me Metën, duke ndarë të njëjtën dhomë. Por, shoqëria e tyre nuk ka qenë jetëgjatë, deri në momentin kur beratasi e ekzekutoi atë për të rrëmbyer paratë. Ndërsa policia greke nisi hetimet për zbardhjen e vrasjes së shqiptarit, autori kishte mundur të linte territorin grek për të ardhur në Shqipëri. Dosjen hetimore për këtë ngjarje, drejtësia greke e kaloi në Prokurorinë e Beratit, e cila kreu vazhdimin e veprimeve, duke lëshuar dhe urdhrin e arrestit me burg për 30-vjeçarin. Ditën e djeshme, prokurori i çështjes, Skënder Mestani, i kërkoi trupit gjykues që të vendosë dënimin me burg përjetë për 30-vjeçarin me akuzën e "vrasjes me paramendim për motive interesi". d.xh