E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti 85 mijë euro në nje shtëpi, prangoset

Fier- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, me akuzën e vjedhjes së një shumë të madhe parash në një shtëpi në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që autori ka rënë në prangat e policisë sot.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se pre e grabitjes ka rënë ish drejtori i Rafinerisë në Fier, shtetasi Ilir Dulla.

Në kohën që në banesën e tij kanë hyrë dy grabitësit, në shtëpi nuk ka qenë asnjë. Duket se ata e kanë studiuar mirë situatën dhe kanë gjurmuar rastin kur edhe vjehrra që banonte me të, nuk ka qenë në banesë dhe pastaj kanë hyrë brenda.

Aty kanë marrë një shumë prej 85 mijë euro dhe 60 mijë dollarë amerikanë. Së paku kështu ka dëshmuar në polici i dëmtuari, 37-vjeçar. Pas marrjes së denoncimit, policia është vënë në kërkim dhe brenda disa orësh ka mundur të arrestojë një nga autorët.

“Në pranga u vu shtetasi Edmond Avdo, 41-vjeç, lindur dhe banues në Fier”- thanë burimet policore, duke saktësuar se bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›