Grabiti arkën e komunës, prangoset i dyshuari

Policia e Vlorës
VLORE- Policia ka vene ne pranga nje person te dyshuar si autorin e grabitjes me arme e maske te zyres se komunës Hore-Vranisht, ne Vlorë.
Sipas policise, autori S.L eshte ndaluar ne malet e Tepelenes.
Ai mori nen kercenimin e armes 300 mije leke nga arka dhe per t’i shpetuar ndjekjes se policise mori peng per disa meter rruge financiaren, te cilen e ka leshuar me pas.