Topi takon krerët e partive shqiptare në Maqedoni: E ardhmja në Europën pa kufij

Presidenti Bamir Topo dhe kreu i PDSH ne Maqedoni, Menduh Thaçi
Në vijim të vizitës së tij në Maqedoni, kreu i shtetit është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Gjatë takimit, presidenti Topi u ka bërë thirrje shqiptarëve të jetojnë në harmoni me maqedonasit, me qëllim ndërtimin e një mentaliteti të përbashkët europian.
Ju bëj thirrje të vazhdoni të jetoni në paqe dhe harmoni mes vete dhe me maqedonasit në Maqedoni, me qëllim të ndërtimit të mentalitetit të përbashkët për shkak se ardhmëria jonë është në Evropën pa kufij dhe Ballkanin pa kufij. Tani është kohë tjetër edhe për ne edhe për fëmijët tanë, tha presidenti Topi në Tetovë.