E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet autori dyshuar i grabitjes së komunës

Komuna Hore-Vranisht

Policia e Vlorës ka vënë në pranga S.L., autori i dyshuar i grabitjes me armë të komunës Hore-Vranisht paraditen e sotme.

Personi në fjalë, i cili përputhet me përshkrimin e dhënë nga punonjësit e komunës, është kapur në një zonë malore në kufi me Tepelenën, teksa përpiqej të arratisej.

Ndërkohë, policia po heton edhe në lidhje me një person të dytë bashkëpunëtor në grabitje, i cili mund të jetë punonjës në komunën Hore-Vranisht.

Paraditen e sotme, një person u fut i maskuar dhe i armatosur në ambientet e komunës Hore-Vranisht, ku fillimisht ka qëlluar disa herë në ajër.

Pasi ka marrë 300 mijë lekë të reja nga arka e komunës, nën kërcënimin e armës, ai ka marrë peng një nga punonjëset e komunës, të cilën e ka lënë të lirë pasi është siguruar se mund të largohej nga vendngjarja.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›