Grabiti banesën në Shkodër, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari
Një person ka përfunduar në pranga, teksa është kapur në flagrancë nga policia e Shkodrës ndërsa vidhte një banesë. Shtetasi Aleksandër Markaj, 34 vjeç, u kap në flagrancë teksa kishte vjedhur një banesë në lagjen "Mark Lula" të këtij qyteti.
Ndërkaq blutë e Shkodrës në cilësinë e provës materiale sekuestruan dy televizorë dhe disa sende personale të vjedhura në banesë. Materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.
Ndërkaq rastet e grabitjeve në qytete janë bërë prezente, jo vetëm të banesave por dhe grabitjeve ordinere në rrugë, si grabitje cantash e varësesh, jo rrallë herë me pasoja fatale për personat që bien pre e tyre.