E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, kritike situata në Bezdovec, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vazhdon të mbetet kritike situata e zjarreve në parkun Kombëtar të Bozdovecit, pavarësisht ndërhyrjes për shuarjen e tij. 40 forca të Policisë të Qarkut dhe Kufirit në Korçë janë të angazhuara në luftën me flakëve atje, megjithatë situata përkëqësohet nga moment në moment. Në këto kushte autoritetet vendore bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri, në mënyrë që të bëhet shuarja e zjarrit, i cili vazhdon të jetë aktiv prej disa ditësh.
 

Ndërkaq mbrëmjen e sotme pritet mbërritja e një heliptori nga Sllovenia së bashku me një ekuipazh prej 8 personash, që do të operojnë 6 ditë më radhë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, ndërsa prej disa ditësh një tjetër helikopter nga republika turke po operon në territorin tonë për shuarjen e zjarreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›