E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti çantën e një gruaje një javë më parë, arrestohet



Tiranë – Policia kreu dje ndalimi e 29 - vjeçarit Altin Nexhipi, nga Tirana, pasi për të kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Tiranës. Burime të sigurta thanë për gazetën se specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë /Armë dhe të Shkatërrimit të Pronës, u vunë në kërkim të 29 vjeçarit urdhër-ndalimit të lëshuar nga organi i Akuzës, sepse dyshohet të jetë autor i vjedhjes me dhunë të çantës së Akile Meçanit, ku i ka marrë 40 mijë lekë, ngjarje ndodhur rreth një javë më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i KP.

Vodhi dyqanin, provat e policisë identifikojnë si autor të miturin

Tiranë – Uniformat blu kanë identifikuar vjedhësin e një njësie tregtare në Kombinat. Burime të sigurta thanë për gazetën se dje u arrit dokumentimi ligjor nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera, për vjedhjen me thyerje të një dyqani, e ndodhur disa më parë në Rrugën e “Qelqit” në Kombinat. Pas shqyrtimit të provave rezulton se autor i kësaj vjedhjeje është i mitur J. A, 13 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

30 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›