E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, shoferi i BMW X 5-ës qëllon ndaj “Porsche”-s



SHËNGJIN – Një sherr me armë është regjistruar pasditen e djeshme në Shëngjin, i cili duket të ketë pasur një motiv të çuditshëm. Drejtuesit e dy makinave luksoze kanë shfaqur xhelozi për mjetet e tyre, dhe në një moment tensioni, njëri prej tyre ka hapur zjarr me një pistoletë ndaj tjetrit, por që fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë apo i plagosur. Burime zyrtar të Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se autori që hapi zjarr po udhëtonte me një mjet tip “BMW X5”, i cili nuk është identifikuar ende nga policia. Ai ka pasur në shënjestër një person që po drejtonte një automjet tjetër luksoz, tip “Porsche”, të cilit i ka shkaktuar vetëm dëme në makinën e tij. Sipas tyre, shkak i konfliktit mund të ketë qenë një konflikt i shkaktuar nga xhelozia që kishin dy drejtuesit për mjetet që posedonin. Ekspertët e policisë së Lezhës po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e atentatorit.

30 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›