Alibeaj: “Nuk kam konflikt me KLD-në”
Tiranë - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u shpreh dje se nuk ka asnjë konflikt mes institucionit që ai drejton dhe KLD-së. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj ka shpjeguar se për rastin e tre gjyqtarëve të “Delijorgjit” po ndjek rrugën ligjore. Sipas deklaratës, ministri u ka dërguar relacionin tre gjyqtarëve duke iu dhënë 10 ditë kohë për të përgatitur versionin e tyre për akuzat e KLD-së. “Unë besoj që situata të tilla nuk duhet të karakterizohen nga ngutja, por nga maturia duke garantuar të drejtat e gjyqtarëve, duke e respektuar ligjin. Ndëshkimi duhet të jetë në atë masë sa çështja e kërkon”, - tha ministri.
30 Qershor 2008