E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti në Maqedoni, arrestohet

 

MAT - Arrestohet në një fshat të Bulqizës 30-vjeçari i dënuar për vjedhje me armë në Maqedoni. Burime zyrtare të policisë së qarkut Dibër bënë të ditur prangosjen e Ylber Kajës, lindur dhe banues në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Arrestimi i tij ka ardhur pas një kërkese zyrtare të autoriteteve policore maqedonase në Drejtorinë e policisë së Qarkut Dibër, të cilët kërkonin ndalimin e Kajës për llogari të tyre. Sipas kësaj kërkese, Kaja rezultonte i dënuar nga drejtësia maqedonase me 4 vjet heqje lirie, për veprën penale të vjedhjes me armë. Bëhet e ditur se ngjarja për të cilën ishte dënuar në mungesë Kaja ka ndodhur pak muaj më parë në qytetin e Gostivarit të shtetit fqinj. Pas marrjes së kësaj kërkese policia ka lokalizuar vendndodhjen e tij. Burimet zyrtare të policisë lokale të Bulqizës saktësuan se 30-vjeçari u gjet në banesën e tij në fshatin Gjoricë dhe se nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.                    e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›