E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti një grua, pranga 18-vjeçarit

Autori i Lajmit: red.
Një grua është plaçkitur në mes të rrugës duke iu grabitur një shumë të hollash. Autori është vënë në pranga dje. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Çamëria” në kryeqytet, kur një qytetare e Tiranës ka qenë duke shkuar për në shtëpi, në orët e pasdites. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në një moment ajo është përballur me një djalë të ri, i cili i ka rrëmbyer portofolin, duke demonstruar forcë fizike ndaj të pambrojturës. Pasi ka arritur të grabisë qytetaren, i riu është zhdukur në drejtim të paditur, në përpjekje për t i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.
Kjo e fundit, pasi mori denoncimin e qytetares, vuri në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë të cilët sot, kryen arrestimi e 18-vjeçarit Saba Sherif Kovaçi, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. “Arrestimi i tij u krye sepse dje, në rrugën “Çamëria”, kishte vjedhur portofolin me 15.000 lekë, një shtetaseje”, konfirmoi policia. Ajo shtoi se u kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli, së bashku me lekët e vjedhura.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›