Topi: “Sistemi i drejtësisë me probleme”
Autori i Lajmit: red.
Korrupsioni në sistemin e drejtësisë ka qenë kryefjala e fjalës së Kreut të Shtetit në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Edhe pse, që pas marrjes në dorë të drejtimit të këtij institucioni nga Bamir Topi, KLD ka shkarkuar rreth 80 për qind të kryetarëve të gjykatave në gjithë vendin, ai është shprehur se sistemi i drejtësisë ka probleme. Madje, ka theksuar se drejtësia ka nevojë të rimëkëmbet e të shërohet dhe për shërim nga korrupsioni duhen veprime konkrete dhe nuk duhen vetëm deklarata.
Mbledhja
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kryetari i KLD-së, u shpreh me tone të ashpra për korrupsionin në drejtësi. Presidenti u shpreh se ndikimet politike në gjyqësor pengojnë dhënien e drejtësisë. Ndërkohë që rendi i ditës në mbledhjen e djeshme të KLD-së parashikonte furnizimin me magjistratë të rinj të gjykatave, që sipas Presidentit, do të jenë antidoti kundër korrupsionit. Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe nxjerrja e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për funksionimin e administratës gjyqësore. Sipas Topit, drejtësia ka probleme të rënda dhe të shumta. Këtë e deklaroi dje, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit nuk ka kursyer kritikat, duke deklaruar se sistemi ynë i drejtësisë mbetet ende larg standardeve të caktuara. Sipas Topit, sistemi vuan nga klanet tradicionale në segmente të caktuara të tij.
Problemet
“Drejtësia ka nevojë të rimëkëmbet e të shërohet dhe për shërim nga korrupsioni duhen veprime konkrete dhe nuk duhen vetëm deklarata”, - ka thënë ai. Presidenti, duke iu drejtuar anëtarëve të KLD-së, ka theksuar se ka ikur koha e mediokritetit, ndërsa ka shtuar se ka njerëz që po myken në poste të përjetshme, ndaj është koha, sipas tij, t i hapet rrugë magjistraturës së re. Nuk kanë munguar edhe vlerësimet nga ana e Presidentit për punën e mirë që është bërë në fushën e drejtësisë. Ai ka theksuar se janë përballuar shumë sfida, edhe mbi bazën e vullnetit politik. Ndërkohë që 80 për qind e drejtuesve të sistemit të drejtësisë, sipas Topit, janë ndryshuar.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008