“Durrës- Kukës, këtë pranverë do të jetë gati”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha inspektoi dje punimet në autostradën Durrës-Kukës. Berisha tha se nuk mund të fshehë emocionet për veprën që po kryhet, duke iu referuar me këtë rast një shprehjeje që u përdor për pavarësinë e Kosovës, Bac u kry . I shoqëruar nga ministri i Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, dhe deputetë të zonës, kryeministri Berisha inspektoi punimet në tunelin Thirrë-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Berisha bëri të ditur se korridori i shqiptarëve, rruga Durrës- Kukës do të përfundojë këtë pranverë. “Siç e shihni, nga Rrësheni deri këtu fluturova mbi trasenë e rrugës. Mund t ju them se udhëtimi më emocional në jetën time dhe vizita më emocionale, ka qenë në Kosovë, kur unë kam vizituar për herë të parë këtë vend. Por udhëtimi i dytë më emocional ishte fluturimi mbi këtë rrugë, sepse ajo ka lëshuar shtat në të gjithë trajektoren e saj”, - tha Berisha. Ai tha se do të jetë shumë e shpejtë dita kur të gjithë shqiptarët të thonë: “u krye”, sepse na ka mbetur ky term në histori. “Së dyti, më vjen ndërmend një dialog që kam pasur me një nga “armiqtë” e egër të rrugës, i cili në një moment nuk u përmbajt dhe lëshoi një seri kërcënimesh. Unë i thashë se rrugën do ta bëjmë, qoftë edhe me bizhutë e grave tona. Tashmë, duke ardhur në këtë rrugë, 1 herë dhe 1000 herë jam i bindur se përgjigjja ka qenë e merituar, se rruga duhej bërë dhe nuk mund t i jap ndonjë emër më të bukur kësaj rruge sesa “korridori i shqiptarëve”, - tha ai. I pyetur se cili ishte shkaku që po e vizitonte kaq shpesh këtë rrugë, apo ndoshta sepse ajo është më e përfolura, kryeministri Berisha tha: “Unë nuk prisja këtë pyetje, unë prisja pyetjen se përse nuk vjen çdo javë në këtë rrugë. Mos u çudisni, sepse unë do të filloj të vij, sepse kjo rrugë e meriton ta vizitosh çdo javë. Ftoj qytetarët që tashmë të vijnë dhe ta vizitojnë këtë rrugë. Madje, nëse ndonjëri prej jush mundet të bindë edhe Edi Ramën që të vijë dhe ta vizitojë, në të kundërt, do t i çojmë foto të kësaj rruge që ta lëmë pa gjumë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008