Luante me armë, plagoset adoleshenti
Autori i Lajmit: red.
Një adoleshent ka luajtur me një armë zjarri dhe është plagosur, por për të mos mjaftuar kjo, tani procedohet dhe penalisht për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bënë të ditur se i mituri nga Burreli, gjendej dje në orën 13.30 në banesën e tij, në bregdet, kur është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se incidenti ndodhi me një armë pistoletë tip “Zastava me numër 55967 kalibër 9 mm, të cilën i mituri e mbante pa leje. Policia tha se është bërë bllokimi i armës, kurse 16-vjeçari B.H ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të qytetit, prandaj dhe procedimi për të filloi në gjendje të lirë, për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008