“Gazetarët, avokatët më të mirë të qytetarëve"
Autori i Lajmit: red.
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, në këtë fund viti, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dhënë një pritje në ambientet e Pallatit të Brigadave për drejtuesit e medias, gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike shqiptare. Me këtë rast, Kryetari i Shtetit ka vlerësuar rolin e medias në ngjarjet më të rëndësishme të vitit, duke i cilësuar gazetarët si avokatët më të mirë të qytetarëve. Duke e cilësuar punën e gazetarëve dhe mediave në përgjithësi, pozitive, Topi theksoi se investigimet e gazetarëve kanë “zgjuar” institucionet duke i vënë në lëvizje ato. Për Presidentin, e rëndësishme është që misioni i mediave, informacioni të mos influencohet nga kushdo që përpiqet ta arrijë këtë. “Keni një mision sa të rëndësishëm aq edhe delikat, i cili nuk duhet të influencohet aspak nga interesa të kujtdo qofshin dhe besoj se edhe konkluzionet e Progres-Raportit të Bashkimit Evropian mbi punën e medias duhet të lexohen qartë si nga mediat ashtu edhe nga politika e biznesi”, - tha ai. Kreu i Shtetit iu referua edhe lirisë së mediave, koncept që është diskutuar gjatë në politikë dhe është kërkuar me ngulm nga vetë përfaqësuesit e mediave. Në këtë aspekt, Presidenti i drejtoi indirekt një apel politikës. “Liria e medias, edhe pse është një koncept i gjerë, nuk mund të mbetet më demogogji. Është në radhë të parë respekt për punën e një armate të tërë gazetarësh, por edhe korrektesë, etikë e përgjegjshmëri nga ana e tyre”, - tha ai. Duke përfunduar deklaratën me nota të larta vlerësimi për punën e bërë nga mediat gjatë këtij viti, presidenti Topi garantoi se institucioni që ai drejton “do të vazhdojë të mbetet transparent dhe mbështetës i medias së lirë e profesionale edhe në vitin e ardhshëm, i cili gjithashtu ka mjaft momente të rëndësishme për vendin tonë. Dhe pjesë e arritjeve të Shqipërisë, pa dyshim që jeni të gjithë ju”.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008