E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e arkës së Ujësjellësit, autorët të dyshuar edhe për 4 vjedhje të tjera



TIRANË - Personat e arrestuar në flagrancë për vjedhjen e arkës së Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë dyshohen ta kenë konsumuar këtë vepër penale dhe katër herë të tjera. Një ditë pas arrestimit të tre personave, Gentian Kalo, Fatjon Lasku dhe Marjus Serjani, policia e kryeqytetit bëri të ditur se ata dyshohet të jenë autorë dhe të katër vjedhjeve të tjera të ndodhura në dy muajt e fundit në Tiranë. Tre shtetasit e mësipërm, sipas policisë, akuzohen për vjedhjen e lokalit “Star Nikt”, servisit të “Renaulti”-t, si dhe vjedhjen e dy qendrave loto-sport në kryeqytet. Nga hetimet rezulton se vjedhjet i kanë realizuar në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë. Sipas burimeve zyrtare, policia ka administruar prova dhe fakte të shumta, që i implikojnë këta persona në këtë veprimtari kriminale.
Shtetasit Gentian Kalo, Fatjon Lasku, Marjus Serjani u kapën nga shërbimet e policisë teksa ndanin një sasi lekësh të vjedhura në arkën e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë.

19 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›