Reformohet transporti i funksionarëve politike dhe nënpunësit civil
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi p/ligjin
Projektligji "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë", i cili u miratua sot në Komisioni Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i jep përgjigje përfundimtare abuzivizmit dhe vendos një standard europian. Sipas ekspertëve të ministrisë së Financave, shërbimi i transportit në mënyrën se si kryhej deri tani është shumë i kushtueshëm dhe shoqërohej me shpenzime të mëdha operative të mirëmbajtjes së automjeteve. Ndërsa vlerësuan se shpesh për nga mënyra se si administrohet nuk i përgjigjet kërkesave për të përmbushur detyrat funksionale. Në bazë të projektit të hartuar nga ministria e Financave, është reduktuar në 30 numri i makinave me shofer vetëm për funsionarët e lartë si Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministrin, si dhe Ministrat. Duke informuar mbi p/ligjin, ekspertët thanë se për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve projekti njeh detyrimin e shtetit që të krijojë lehtësirat e domosdoshme për veprimtarinë e tyre të përditshme zyrtare. Efekti financiar sipas trajtimeve të përcaktuara në këtë projekt në total është 206 milionë lekë në vit,ku përfitojnë rreth 450 persona. Kostoja financiare për përfitues është 38 222 lekë në vit nga 1 524 mijë lekë në vit që është aktualisht.
...