Për fat të mirë reshjet e dendura të shiut të rënë gjatë 24 orëve të fundit në Kukës nuk kanë shkaktuar probleme në akset rrugore

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin verilindor të Kukësit nga mbrëmja e kaluar, kanë shkaktuar vetëm disa probleme të vogla në akse rrugore rurale që lidhin fshatrat ë kësaj zone me qendrat e komunave, ndërkohë që nuk ka problem në akset rrugore nacionale. "Po mbajmë lidhje të vazhdueshme me drejtuesit e komunave, pasi rreshjet janë të dendura, megjitëse deri tani nuk ka shqetësime të ndjeshme, veç disa problemeve të shfaqura në akset rrugore rurale",- tha përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Ndërkohë sipas drejtorit të drejtorisë rajonale të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Rushit Gashi, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme dhe deri tani nuk është vërejtur ndonjë problem. Disponojmë të gjitha mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast të shembjevetë materiale inerte të rrugëvë në rast se rreshjet e shiut vazhdojnë me të njëjtin intensitet" siguroi Gashi. Ndërkohë, si pasojë e motit të keq, në akset kryesore rrugore të qarkut të Kukësit, janë shtuar edhe postoblloqet e policisë me synim parandalimin e aksidenteve të mundëshme. Nga mbrëmja e kaluar zona verilindore është përfshirë nga rreshje të mëdha të shiut. Bëhet e ditur se brenda 12 orëve të fundit në këtë rajon kanë rënë mbi 38 mm shi, një nivel i lartë pas më shumë 3 muajsh thatësire.
...