E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e kambistit, pa autor

15/03/2005  Policia dyshon për implikim të më shumë se dy personave

DURRËS - Policia e Durrësit ka pohuar se në grabitjen e të hollave të kambistit Rexhep Sulejmani, mund të jenë implikuar më shumë se dy persona. Të njëjtat burime bënë të ditur se janë disa persona të skeduar për ngjarjen dhe që po mbahen nën vëzhgimin e agjentëve të antikrimit. Nga ana tjetër, policia shprehet se nuk është ndaluar asnjë i dyshuar.

Kambistit Rexhep Sulejmani, banor i lagjes nr.11, në Durrës, i janë marrë një sasi e konsiderueshme të hollash në banesën e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 të mbrëmjes së diel, në kohën që në banesën e tij nuk kishte asnjë pjesëtar të familjes. Policia thotë se grabitësit kanë prerë me sharrë telat e dritares së gjumit të banesës së Sulejmanit, e cila gjendet në katin e parë të një pallati. Nga hetimet e bëra rezulton se në garderobën e kambistit janë marrë 68 mijë euro, ndërkohë që dhunuesit e banesës kanë dalë përsëri nga dritarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›