Qytetarë kosovarë, festojnë Ditën e Verës pranë detit
15/03/2005 VLORË - Qindra qytetarë vlonjatë dje festuan Ditën e Verës, si dhe shijuan ballokumet. Që në orët e para të mëngjesit qytetarët vlonjatë të moshave të ndryshme kanë dalë për të festuar këtë ditë, në lokalet përgjat bregdetit si dhe në ato të qytetit. Më të frekuentuara kan qenë lokalet në zonën e Radhimës, Orikumit, Llogarasë dhe Dhërmiut.
Ditën e Verës në pikat më të bukura të qytetit të Vlorës e rrethinave nuk e festuan vetëm qytetarët e Vlorës, por dhe qytetar të ardhur nga rrethe të tjera të vendit të ardhur familjarisht, si dhe të organizuar në grupe të ndryshme. Për të festuar këtë ditë të bukur, në Vlorë, mysafirë ishin dje edhe qytetarë kosovarë të organizuar me autobusë të shoqërive të ndryshme.
Për të shijuar ballokumet elbasanase, dje që në orët e para të mëngjesit qytetarët vlonjatë kishin zënë radhët për t’i blerë ato në dyqanet e furnizuar gjatë orëve të para të mëngjesit nga tregtar të qytetit të Elbasanit.