Minat kërcënojnë dështimin e projektit të thellimit të portit
15/03/2005 Firma daneze paralajmëron braktisjen e punimeve, pritet miratimi i parlamentit
Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Sokol Limani, ka deklaruar se e vetmja mundësi është survejmi dhe çertifikimi i zonës nga marina ushtarake daneze. Kjo e fundit, përmes ndërhyrjes së ambasadorit danez në Tiranë, ka pranuar të lundrojë nga Valencia, ku gjendet aktualisht, drejt Durrësit. Por, nisur nga ligjet e shtetit danez, flota ushtarake nuk do të mund të futet në ujërat tona territoriale pa një miratim nga Parlamenti i vendit të tyre
DURRËS - Ndërprerja e punimeve në thellimin emergjent të kanalit hyrës në portin e Durrësit për shkak të gjetjes së dy bombave të lëshuara nga një aviacion luftarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, rrezikon mbylljen e projektit në afatin e përcaktuar në kontratë. Firma daneze, e cila ka marrë 3 milionë euro për thellimin e kanalit hyrës dhe basenit të portit, në kuadër të projektit prej 17 milionë euro të BEI-t për modernizimin e portit të Durrësit, është tërhequr nga vazhdimi i punimeve. Shkak për këtë është bërë
kundërshtimi i kompanisë së sigurimeve të mjeteve të firmës daneze “Rohde Nielsn” për të lejuar dragat e firmës të punojnë nga frika e dëmtimit të tyre. Megjithëse që nga koha e gjetjes së dy bombave ka kaluar një muaj, duke pezulluar kësisoj thellimin e
kanalit hyrës, i cili rrezikohet të mbushet e të çoj dëm të gjithë investimin e bërë, vazhdon të mos gjendet zgjidhja emergjente. Sipas kontratës së lidhur, firma duhet të zbatonte projektin deri më 31 mars, por, megjithëse është afruar në përfundim të zbatimit të projektit, afati do të jetë i pamundur për ta respektuar. Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Sokol Limani, ka deklaruar se e vetmja mundësi është survejimi dhe çertifikimi i zonës nga marina ushtarake daneze. Kjo e fundit përmes ndërhyrjes së ambasadorit danez në Tiranë ka pranuar të lundrojë nga Valencia, ku gjendet aktualisht, drejt Durrësit. Por, nisur nga ligjet e shtetit danez, flota ushtarake nuk do të mund të futet në ujërat tona territoriale pa një miratim nga Parlamenti i vendit të tyre. Sipas drejtorit Limani, kanë filluar të veprojnë rrugët diplomatike, porse nuk është e mundur të përcaktohet se kur marina ushtarake daneze do të vijë në Durrës për të kontrolluar nëse në kanalin hyrës ka apo jo më bomba të tilla.
Firma daneze ka marrë përsipër thellimin e kanalit nga 7 m që është aktualisht në 11 m, por, si pasojë e motit të keq, prurjeve dhe ndërprerjes së punimeve, kanali ka nisur të mbushet përsëri.