E Diel, 1 Nëntor 2026

Gatimi i flisë dhe zjarret, lajmërojnë Ditën e Verës

15/03/2005  KUKËS - Dita e Verës, ndonëse me reshje dëbore në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit, u festua dje dh nga banorët e zonës Verilindore me gëzimin e lënies pas të një dimri të ashpër.

"Gjatë natës së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të rrethit të Kukësit, ndërsa trashësia e dëborës së rënë ka arritur në rreth 20 cm", tha dje, përgjegjësi i Zyrës së Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

Ndërkohë, gjatë gjithë natës, Kukësi është ndriçuar nga zjarret e shumta të ndezura në të gjithë qytetin.

"Ndezja e zjarreve dhe këngët e fëmijëve përreth tyre është riti i parë që lajmëron ardhjen e pranverës në këtë zonë", tha përgjegjësi i muzeut të rrethit, Nazif Dokle.

Krahas këtij riti të fëmijëve, gatimi i flisë (që gatuhet vetëm me miell e gjalpë) është rituali tjetër më karakteristik i banorëve të zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›