E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës “pushton” kalanë 2400-vjeçare

15/03/2005  BERAT - Kanë qenë të mbushura me vizitorë të qytetit dhe të qyteteve të tjera të gjitha pikat turistike të lagjeve muze të Mangalemit, Goricës dhe të lagjes të Kështjellës, në Berat, të cilët kanë shëtitur dhe kanë soditur ardhjen e pranverës, duke festuar edhe Ditën e Verës.

Dje me qindra qytetarë kanë mbushur sheshet e kalasë dhe kanë festuar e shkëmbyer ballokumet.

Vendet e shëtitjes dje për festë kanë qenë edhe pikat turistike të Bogovës, si dhe të lokaleve jashtë qytetit.

Në shumë familje nuk kanë munguar edhe vizitat e çifteve në pikat turistike, të cilat në ditë feste nuk kanë pasur vende e tavolina të boshatisura, po të frekuentuara kanë qenë edhe muzeumet Onufri dhe Etnografiku, të cilat dje kanë shërbyer edhe jashtë orarit zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›