E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e malazezëve, edhe 3 në burg



LEZHE - Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë "burg pa afat" për tre të arrestuarit, që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e 20 mijë dollarëve të shtetasve malazezë. Ardit Skandaj, (vëllai i 16-vjeçarit të vrarë, Armand Skandaj) Sokol Jashari dhe Fation Sejfullai, u arrestuan katër ditë më parë. Në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët ndodhen gjithashtu në qeli, ata grabitën me armë e maska tre shtetas shqiptaro- malazez, që po udhëtonin nga Rinasi për në Mal të Zi. Mësohet, se tre të arrestuarit pranuan autorësinë e krimit. Ata kanë deklaruar thuajse identike skemën e paraqitur po në gjykatë, pak ditë më parë nga futbollisti i Besëlidhjes, Vladimir Nikolli. Po dje, gjykata e Lezhës vendosi lirimin me kusht të protestuesve, që morën pjesë në protesta për vrasjen e të riut, Armand Skandaj. Ata do të paraqiten në gjykatë sa herë të jetë e nevojshme, por togat e zeza arsyetuan se nuk përbënin rrezikshmëri shoqërore dhe çështja mund të zhvillohej edhe duke i lënë ata të lirë. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›