E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e rreme, pranga administratorit të kazinosë

TIRANE- Administratori i një kazinoje në Tiranë ka humbur paratë duke luajtur dhe më pas ka bërë denoncim të rremë sikur e kishin grabitur.  Sipas Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së të shtunës. “Mbrëmë rreth orës 03:45, në Seksionin Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, është depozituar një kallëzim penal nga shtetasi Elton Llala, 32 vjeç”, tha Policia. Sipas burimeve, personi që ka bërë denoncimin, ka deklaruar se është vjedhur me dhunë nga dy persona të maskuar në rrugën “Bardhok Biba”, bar-lojëra fati Admiral. Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë momenteve të punës së tij si administrator pranë kësaj pike ku kanë humbur rreth 100 mijë lekë të reja. Strukturat e policisë kanë vlerësuar kallëzimin që në fillim dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Efektivat e rendit shkuan në vendngjarje duke formuar grupin hetimor nga specialistë të hetimit të krimit, me synim hetimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Pa kaluar shumë kohë, është parë se veprimet hetimore nuk po arrinin të gjenin asnjë provë për një grabitje me dhunë, siç pretendohej nga 30-vjeçari. “Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas ka kryer kallëzim të rremë, pasi në sajë të veprimeve hetimore dhe procedurale është arritur të provohet se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›