Sherr në burg me bombola gazi, plagosen 2 të dënuar

Foto Ilustruese
I dënuari që plagosi në burgun e Shënkollit ish-kryetarin e komunës Rrethina në Shkodër, është bërë protagonist i një tjetër ngjarjeje në Burgun e sigurisë së lartë të Burrelit.
Burime të Policisë bënë të ditur se Xheladin Kruja, i dënuar për vrasje të dyfishtë, është përfshirë në një konflikt të ashpër me bashkëvuajtësin e tij në qelitë e Burrelit, Zaim Çupi, i dënuar gjithashtu për vrasje. Dy të plagosurit kanë qëlluar njëri- tjetrin me petrogazët që përdorin nëpër qeli për pjekjen e kafes, duke pësuar plagë të rënda, kryesisht në kokë dhe fytyrë. Është dashur ndërhyrja e mjekëve kirurgë në spitalin e Burrelit për qepjen e plagëve të marra, ndërsa pritet që Drejtoria e Burgjeve të marrë një vendim për transferimin e Xheladin Krujës në një burg institucion të sigurisë së lartë. Burime nga Prokuroria e Burrelit bën të ditur se ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 18:30, në momentin kur të dënuarit kishin dalë në ajrim. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, protagonisti i konfliktit ka qenë Xheladin Kruja. Dy të dënuarit janë përfshirë në konflikt…
(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)